TIRANE

‘Parasite’ shkroi historinë, filmi koreano -jugor fitoi “Oscar 2020″. Regjisori i filmit, Bong Joo Ho arriti të rrëmbente edhe çmimin si regjisori më i mirë, duke lënë pas dy legjenda si Martin Scorcese dhe Quentin Tarantino. Ndërsa çmimin e aktorit më të mirë e mori Joqauin Phoenix, për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Renee Zelleeger fitoi çmimin si aktorja më e mirë. Filmi ‘1917’ arriti të merrte 3 çmime, ndërsa Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë. Por çfarë sjellin çmime Oscar në kinematografi? Për këtë na tregon më shumë regjisori i njohur shqiptar Robert Budina, i cili në një intervistë për emisionin “Chic” të Fjodora Fjorën në Neës24 bën një analizë të hollësishme të natës së madhe të ndarjes së çmimeve në Los Angeles.

Ajo që bëri shumë bujë dhe le të themi që hyri në sitën e diskutimeve profesionale ishte pikërisht fakti që filmi “Parasite” arriti të rrëmbente katër çmime Oscar.

“Mendoj se është një analizë e saktë dhe them që nuk ka filluar tani por tani po ndihen rezultatet. Nëse hedhim një sy nder vite shohim kush nga filmat e huaja e ka marr çmimin ‘Oscar’ përmendim ‘Indipendent’. Përderisa ky film kaq i thjeshtë dhe me një dramë sociale direkte dhe me një temë universale brenda me sa duket ka arritur të komunikojë dhe në Amerikë dhe kjo tregon që kinemaja nuk është një mjet zbavitës por dhe një mjet mendimi. Kinemaja amerikane kërkon forma të reja për shprehjen dhe për të mbledhur sa më shumë përfitime. Unë e kam thënë gjithmonë që Europa ose kinemaja indipendente në të gjithë botën është si një liqen ku amerikanët kanë rreth 98% të tregut, peshkojnë dhe marrin më të mirën dhe pastaj e ngrenë pak më tutje duke u përpjekur ta bëjnë sa më të prekshme nga të gjithë njerëzit dhe sa më të pashëm në të gjithë botën. Mirëpo në thelb kjo kinema e ka forcën këtu ku rri e pa cënuar në këto kushte psh nëse bëhet një ‘remake’ në Amerikë i njëjti film me siguri që do të dalë një gjë tjetër, shumë i dobët në forcën që ka pasur. P[or kinemaja indipendente duke qenë e lirë dhe duke i dhënë krah krijimit të fantazisë, unit të regjisorit ka shumë më tepër shanse se sa kinemaja e kontrolluar, e cila është e imponuar nga distributori nga publiku pra nuk lë të zhvillohet një individualitet por të gjithë të presojnë që ti të bësh atë që do publiku.

Kinemaja art është pikërisht për këtë sepse aty duket më i qartë uni, eksperimenti dhe qëllon ndonjëherë sic ishte ‘Parasite’ apo edhe filma të tjerë në të kaluarën që kanë pasur po të njëjtin impakt në publik, kanë qenë shumë të goditur në stil, në mënyrën si është zhvilluar dhe këtë mundësi ta jep vetëm kinemaja art. Dhe nga ana tjetër kjo tregon që janë mbaruar idetë sepse nuk ka eksperiment, në kinemanë amerikane funksionon me emrin e aktorit, regjisorit. Kjo është frymëzuese sepse një film i tillë i vogël, farë mirë mund të ndodhë në çdo vend, ju kujtoj që Koreja e Jugut ka regjisor të jashtëzakonshëm, por për kinematë e vogla është një shembull frymëzimi. Pra nëse ti bën gjetjen e duhur të gjitha mundësitë janë që kinemaja të shkojë larg dhe ky është një ogur i mirë e ka një nxitje për kinematë e vogla nga ku ndonjëherë mund të dalin ide shumë të mëdha dhe personalitete që nesër mund të bëjnë trendin në kinema.

Çfarë e bëri këtë film të jashtëzakonshëm nga ana kinematografike, profesionale ti çfarë pe?

Ka një skenar të jashtëzakoshëm, ka një gjetje brilante në ndarjen ndërmjet shtresave sepse sa më shumë rritet zhvillimi as më shumë shkon pasuria e pak njerëzve dhe shtresat thellehen ndërmjet tyre të pasurit të varfërit, ata që kontrollojnë dhe ky film arrin të depërtojë duke i thënë këto ide që janë universale që is shpreh shumë bukur. Një familje e varfër që jeton në bodrum arrin të marr thuajse në kontroll një familje të pasur duke manipuluar atë që ata nuk janë. Vjen dita që në fund të filmit babai i kësaj familje të varfër që arriti të futej tek familja e pasur përfundon sërish në bodrum. Dhe ngado që të vij historia këta njerëz do të ngelen aty sepse ka një problem përtej që kësaj nuk është zgjidhur akoma dhe këtë ky film e thotë në mënyrë të përkryer me detajet që ka zgjedhur. Ky film është shumë i veçantë dhe shërben edhe për shumë filma të tjerë. Kur ai është është esencë e shumë ngjarjeve në vetvetë çdokush mudn të ketë një ide dhe ta zbërthejë në atë formë pra nuk është thjesht jë film shumë i mirë por është një model tek i cili mudn të frymëzohesh pra kjo bën diferencën.

Të flasim pak për aktorët kreysor që morën çmimin si aktori dhe aktorja më e mirë, Joaquin Phoenix dhe Renée Zellëeger.

“Joker” e kam parë. Të them të drejtën “Joker’ është zbërthyer në mënyrën amerikane por Phoenix më ka pëlqeyr më shumë në rolet e tjera, jo për mangësi sepse ai cdo gjë e kishte bërë perfektë. Vetëm se mënyra si e zhbirilon një botë të brendshme duke e bërtitur në forma të ndryshme ndërkohë që ai si aktor ka potenciale shumë më të mëdhaja psikike, shprehish në ato gjestet e vogla këtu ishte ndryshe se ashtu i kërkohej. Mos harrojmë që zakonisht kur merret Oscar ka të bëjë sigurisht dhe puna që ka bërë por edhe ato që nuk ka marr dikur.
Kush të ka nxacmuar më shumë nga këta filma që ishin tek çmimet Oscar dhe që ti i ke parë ?
‘Joker’, ‘Parasite’ dhe “1917” sepse është bërë një punë e frikshme. Prapa veprave të mëdha fshihet një punë e jashtëzakoshme e shumë njerëzve .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: