Deputeti i PD Saimir Korreshi ka rrëfyer detaje nga takimi i parë dhe i vetëm që sipas tij ka pasur me kreun e partisë, Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.
Ai u shpreh se ka zgjedhur vetë të ketë një profil të tillë pak të distancuar nga kreu i partisë, qoftë ai Berisha ose Basha, duke qenë se sipas tij nuk ka asgjë që dëshiron ta thotë dhe nuk mund ta shprehë në mbledhjen e grupit parlamentar.
“Në zyrën e Berishës kam shkuar vetëm një herë pas një proteste. Nuk e kam kërkuar kurrë dhe nuk ka frikë as nga kartonat e kuq se mund të them diçka,. Unë them çfarë mendoj unë. Shkuam te Berisha sepse arrestuan 41 persona, ishte nga protestat e fundit. Dhe atë herë nuk shkova vetëm sepse nuk kam pasur ndonjëherë nevojë t’i them diçka që mund t’ia thoja në zyrë. Edhe tek zoti Basha 1 herë kam hyrë, për zgjedhjet e marsit. Nëse nuk ke shenjtanllëk për çfarë do i shkosh në zyrë përveç spiunllëqe. Çfarë do u thoja që s’mund ta thoja në mbledhje grupi për shembull”
