TIRANE – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kërkon Kuvendit të dhëna për faturat e energjisë së 140 deputetëve të legjislativit. Nëpërmjet një shkrese dërguar Kuvendit në muajin dhjetor, OSHEE kërkon që bëhen verifikime për kontratat e energjisë së deputetëve.

Burime për “News24” bëjnë të ditur se deputetët janë njohur me kërkesën e OSHEE-së, ndërsa pritet që Kuvendi t’i dërgojë së shpejti një shkresë Operatorit të Shpërndarjes për kontratat e energjisë së deputetëve.

Shkresa e OSHEE-së i është drejtuar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla dhe drejtorit të kabinetit të Kuvendit, Gezim Veleshnja.

“OSHEE ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve shtetërore, për të bërë të mundur verifikimin e kontratave të furnizimit të punonjësve të tyre. Kërkojmë nga ana juaj të na informoni për kontratat e furnizimit me energji elektrike që kanë në përdorim deputetët.”- thuhet në kërkesën e OSHEE-së.letraaaaaaaa e OSSHE

(er.nu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb