Ndërkohë që vendi po përvëlohet nga temperaturat e larta, prej 10 ditësh në Njësitë Administrative Ulëz dhe Vaz të bashkisë Mat mungon energjia. Sipas banorëve të Njësisë Baz, që u prononcuan për News24, energjia elektrike mungon nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës dhe për këtë ndërprerje nuk ka asnjë njoftim nga OSHEE dhe nëse rryma elektrike do të rikthehet.

Ata shprehen të revoltuar nga këto ndërprerje pa paralajmërim të energjisë elektrike.
Përarsyen e mungesës së energjisë elektrike në intervale të gjata kohore gjatë ditës, në Njësitë Administrative Ulëz dhe Baz të bashkisë Mat përfaqësues të OSHEE u shprehën se kanë “urdhër nga lart” për ndërprerjen e energjisë elektrike në orare të caktuara, me synim rregullimin e rrjetit shpërndarës

Nga ana tjetër banorët e dy Njësive Administrative në Mat kërkojnë nga OSHEE të respektojë kontratën që ka lidhur me klientin, pasi çdo detyrim, thonë ata, është paguar nga ana jonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb