TIRANE – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, bën të ditur se në kuadër të masave për shërbimin ndaj klientit, ka zgjatur orarin e punës në sportelet e saj. Deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE, për t’i paguar me këste ose të uljes me 80% të kamatëvonesës, sportelet e kompanisë do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00.
“Kur nisi procesi i lidhjes së aktmarrëveshjeve në dhjetor 2014, OSHEE vuri në dispozicion të klientëve orare pune me dy turne (deri në orën 20:00), përfshi edhe ditën e shtunë dhe të dielë. Deri më sot janë hapur mbi 50 sportele të reja për të përballuar fluksin. OSHEE i bën thirrje debitorëve që të shfrytëzojnë oraret e vendosura në dispozicion, kurse klientët që duan të paguajnë faturën mund të përdorin Postën, bankat dhe tani së fundmi edhe pikat e transfertave të parave, ose përmes celularit. Shumë shpejt pikat e tjera alternative do të zgjerohen, ku do të mundësohet e pagesa e faturave edhe në dyqane apo qendra tregtare (me tabelë Këtu Paguhet Energjia Elektrike)”- thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Më poshtë do të gjeni adresat e pikave të OSHEE për Tiranën, ku mund të merret shërbimi i kërkuar, si për të lidhur kontrata, ashtu edhe për ankesa.
Qendrat e Kujdesit në Tiranë dhe arkat (adresat).
• Rruga “Gjergj Fishta”, ND 46/2, Tiranë, Nj.Bashkiake 5, Kodi Postar 1020, Tiranë (përballë Hotel Diplomat) KNK 1.
• Rruga “Ferit Xhajko”, ND 57, Tiranë, Nj.Bashkiake 8, Kodi Postar 1017, Tiranë (pranë Tregut të Medresesë) KNK 2.
• Njësia Bashkiake 1, Rruga “Jeronim De Rada”, Nd. 64, Kodi Postar 1004, Tiranë (pranë Fushës së futbollit Ali Demi, Tiranë) KNK 3.
• Rruga “Robert Shvarc”, Komuna e Parisit KNK 4.
• Rr.”Bulevardi Blu”, ND 7, Kamëz, Kodi Postar 1030, Tiranë KNK Kamëz.
• Njësia Bashkiake Nr. 2, Rruga “Herman Gmeiner”, Pall Nr. 9, Kati I, KNK Sauk.
• Njësia Bashkiake Nr. 9, Rruga “Jordan Misja”, Pall Teknostar, Nr.1, Tiranë KNK Don Bosko.
• Njësia Bashkiake Nr. 2, Rruga “Qemal Stafa”, Pall Sky, Nr. 1, Tirane. KNK pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
• Komuna Dajt, Lagjia “Qesarak”, Rruga “Muhamet Deliu”, Pall Nr. 7, Kati i Parë. (Tek Fresku).
• Rruga Irfan Tomini, Pallati G&P, Kati 1, Tiranë (Pall me Shigjeta) kastrati.
• Kashar, Astir (Alpha Bank),Rruga “Teodor Keko”, Pallatet Romario, Nr. 9, Kati i Parë. (Unaza e Re).
• Drejtoria Rajonale Tiranë, Adresa: Njësia Bashkiake Nr.9, Rr. “Reshit Petrela”, Nd.1, kati I, Kodi postar 1016 (Arkë) – Përballë Dispancerise Tiranë.
• Zyrat e Njësisë Tiranë 1, Adresa: Njësia Bashkiake Nr.10, Rr. “Mihal Duri”, Nd.11, kati i parë, Kodi postar 1001 (Arkë) – Pranë Ministrisë së Arsimit.
• Zyrat e Njësisë Tiranë 2, Adresa: Njësia Bashkiake Nr.1, Rr. “Shemsi Haka”, Nd.162/12, kati i parë, Kodi postar 1004 (Arke) – Prane Kryegjyshates Bektashiane.
• Njësia Bashkiake 5, Rruga Muhamet Gjollesha, Nd. 15 , Kodi Postar 1023, Tiranë (Tek Kryqëzimi 21 Dhjetorit, Pranë “Raiffeisen Bank”, Tiranë). Arkë.
• Njësia Bashkiake 11, Rruga”Pandi Dardha”, Nd. 112, Kodi Postar 1026, Tiranë (Pranë “Lori Kafe”, Laprakë) Arkë.
• Rruga Abdyl Frashëri, Pranë Librit Universitar, Tirane; Arkë.
• Rruga “Çameria”, pranë Postës Qendrore, Tirane Arka.
• Zyrat e Njësisë Tiranë 3, Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Fushe Mezes, Kashar, tek mbikalimi Kamëz, pallati nr.7, kati I (Arkë).
• Bathore – Adresa: Tiranë, Kamëz, Rruga “Demokracia”, Nd.222, Lagjia Bathore Kamez, kodi postar 1054 KNK Bathore.
• Zyra Vore: Rruga Sporit Pallati 6, Shkalla 1, kati II.
(er.nu/BalkanWeb)
