“Arrestoni Ramën!”, “Arrestoni Ballukun!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Pa dorëheqje nuk ndalojmë” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që po jehojnë në bulevardin e Tiranës, ku protestuesit vijojnë marshimin.
Sot po mbahet protesta e radhës kombëtare, e thirrur nga studentët, ndërsa tubimit i janë bashkuar edhe Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj.
Kujtojmë se prej 160 ditësh studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, dhe largimin e qeverisë
