Napoli fitoi titullin pak ditë më parë, ndërsa sot ka respektuar në maksimum kampionatin, duke fituar 1-0 ndaj Fiorentinës.

Osimhen ishte protagonist në këtë takim. Sulmuesi nga Nigeria gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 48-të, por shleu gabimin në minutën e 74-të, duke ekzekutuar saktë një tjetër 11-metërsh.

Serie A nuk e ka mbyllur ende me këtë xhiro, pasi në darkë është në program takimi tejet interesant mes Lecces dhe Veronës. Nesër do zhvillohen Empoli-Salernitana, Udinese-Sampdoria dhe Sassuolo-Bologna.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: