Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, njëkohësisht kryesuese aktuale e OSBE-së.

Osmani tha se ka falënderuar atë për mbështetjen e vendit të saj karshi Kosovës dhe tha se me të ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën në çdo etapë, përfshirë edhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, rolin që OSBE-ja ka luajtur ndër vite në Kosovë, si dhe prioritetet e saj aktuale”.

Valtonen po qëndron në Kosovë pas vizitoi edhe Serbinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: