Gazetari, Osman Stafa, në emisionin “Kjo Javë” në News24, tha se socialistët e kanë marrë shumë seriozisht betejën me Florjan Binaj, për Bashkinë Tiranë.

Stafa theksoi se Binaj ka pëlqyeshmëri më të madhe nga qytetarët se një kandidat që mund të vinte nga brenda PD.

“Është një kandidat atipik. Nga disa biseda që kam zhvilluar me disa eksponentë të PS. E kanë marrë shumë seriozisht betejën me një kandidat të tillë. Pra çdo lloj kandidati të mundshëm do e pranonin me shumë dëshirë. Por një si Binaj që nuk ka qenë i partive. Është një individ i cili vjen dhe është bërë nga puna e tij. Dhe ka një lloj pëlqyeshmëri tek njerëzit”, tha Stafa

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb