Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër.

Në marxhina të Samitit të Ukrainës ajo u takua me homologen malteze.

“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono”, ka njoftuar Osmani.

Presidentja ka shprehur vlerësim për rolin e Maltës në raport me mbështetjen që I ka dhënë Kosovës.

“Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”, ka shkruar Osmani

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: