Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës njofton se ditën e martë, më 20 tetor 2026, mund të ketë probleme me furnizimin me ujë në të gjithë zonën e saj të shërbimit, për shkak të një ndërprerjeje të planifikuar të energjisë elektrike. Sipas njoftimit, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) do të stakojë dhe tokëzojë linjën 110 kV L110-36 Laç 1–Fushë Kuqe, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Nga kjo linjë furnizohen me energji elektrike stacionet e pompave në Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë Krujë, të cilat sigurojnë furnizimin me ujë për zonat përkatëse. Për pasojë, probleme me furnizimin me ujë mund të ketë në Durrës qytet, në zonat e fshatrave dhe zonën turistike, si dhe në Maminas e Shijak.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës u kërkon qytetarëve mirëkuptim për këtë situatë të përkohshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: