TIRANE – Osteoporoza është një patologji që shoqërohet me dobësimin e strukturës së kockave, duke i predispozuar ato më shumë ndaj dëmtimit dhe thyerjes. Por ne e kemi në dorë të luftojmë këtë sëmundje dhe të mbrojmë kockat tona, mjafton që për këtë të ndjekim disa këshilla, që në mënyrë të përmbledhur mund të klasifikohen në një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

Nga osteoporoza janë më shumë të prekura femrat, por nuk mbeten pas në këtë drejtim edhe meshkujt. Llogaritet që një grua në katër, të moshës mbi 50-vjeçare preken nga kjo sëmundje, ndërkohë që për moshat mbi 60-vjeç, kjo përqindje bëhet edhe më e madhe.

Më poshtë janë disa këshilla: 1. Dieta e shëndetshme. Këshillohet një dietë me ushqime të pasura me proteina, fibra, kalcium dhe vitamina D.
2. Aktiviteti i fizik është një tjetër aleat në këtë drejtim, për të gjitha moshat. Preferohet aktivitet aerobik, të paktën tre herë në ditë. Noti dhe kërcimi do të ishin ideale.
3. Dielli dhe ekspozimi ndaj rrezeve të tij është një tjetër këshillë e vyer. 10 deri në 20 minuta në ditë janë një ndihme e madhe për kockat. Momenti më i mirë është mes orës 12:00 deri 13:00.
4. Jo duhanit. Përbërësit e duhanit kundërshtojnë proceset metabolike në kocka, si dhe proceset e rigjenerimit të tyre.
5. Alkooli. Deri në një, apo dy gota verë në ditë janë të këshillueshme edhe për shëndetin e kockave. Më shumë kanë një efekt të kundërt, pasi dëmtojnë osteoblastet dhe pengojnë absorbimin e kaliumit.
6. Shëndeti. Ka shumë patologji që kanë ndikim negativ edhe ndaj kockave. Këtu mund të fusim diabetin, insuficiencën renale dhe problemet me tiroidet.
7. Vitamina D. Kur kjo është e pamjaftueshme nga ushqimet që marrim, mund të shtohet në formën e vitaminave.
8. Kujdes nga rrëzimet. Veçanërisht në moshat e avancuara rrëzimet përbejnë një faktor rreziku për dëmtimin e kockave.
9. Analizat laboratorike. Këshillohet kryerja e ekzaminimeve radiologjike sipas këshillës së mjekeve. 10. Kura të posaçme. Në përputhje me moshën dhe rezultatet e analizave, duhet të respektohen të gjitha këshillat e mjekëve në lidhje me këto probleme.

Çaji i zi lufton osteoporozën
Çaji i zi ka një rol të rëndësishëm kundër osteoporozës, sëmundje e kockave, të cilat bëhen të dobëta e të brishta. Një studim i fundit tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si “flavonoids”, mund të
ndihmojnë në uljen e numrit të të prekurve nga sëmundjet e kockave. Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikatesh antioksiduese ul in rrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri, apo sëmundje të zemrës. Por,
zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: