Policia e Otavës ka thënë se demonstruesit “të paqëndrueshëm” dhe “të vendosur” mbeten në kryeqytetin e Kanadasë pas gati dy javësh të një proteste të shoferëve të kamionëve të cilët kundërshtojnë vaksinimet.

Otava është në gjendje të jashtëzakonshme pasi policia përpiqet të frenojë protestën.

Deri në një të katërtën e të ashtuquajturave automjete të Konvojës së Lirisë kanë fëmijë në to, të cilët mund të rrezikohen gjatë operacioneve, thanë autoritetet të martën.

Rreth 80 hetime penale janë hapur në lidhje me protestat.

Nga mijëra demonstrues, janë bërë shume arrestime.

Ndërsa protesta ka qenë kryesisht paqësore, policia shprehu shqetësimin për retorikën ekstremiste që vjen nga grupet e ekstremit të djathtë në tubim. Përveç abuzimeve racore dhe homofobike të raportuara, protestuesit kërcyen mbi Varrin e Ushtarit të Panjohur në Memorialin Kombëtar të Luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb