Studentët që po protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe kalimtarëve që t’u bashkohen në tubim, teksa vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.

“Çohuni nga kafja!”, është thirrja që studentët u drejtojnë qytetarëve, duke kërkuar mbështetjen e tyre në protestë.

Marshimi i tyre po vijon në drejtim të Rrugës së Durrësit, ndërsa studentët po përpiqen të mobilizojnë edhe qytetarët që hasin gjatë lëvizjes në kryeqytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: