Janë bërë të ditur emrat e 16 këngëtarëve dhe muzikantëve që do të përfshihen në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 2024, me Ozzy Osbourne, Cher dhe Mary J. Bligh për t’u përfshirë në kategorinë e interpretuesve.

Në të njëjtën kategori janë Dave Matthews Band, Foreigner, A Tribe Called Quest, Kool & The Gang dhe Peter Frampton nga Humble Pie.

Kantautori i ndjerë Jimmy Buffett është ndër artistët që do të përfshihet papritur në Rock and Roll Hall of Fame, megjithëse emri i tij nuk ishte në listën e të nominuarve dhe nuk u nominua kurrë. Por komiteti i Rock Hall ishte qartësisht në një gjendje emocionale pas vdekjes së tij shtatë muaj më parë dhe vendosi ta nderojë atë përmes një kategorie të veçantë, pa votim për “ekselencën muzikore”, raporton Variety.

Kategoria e nderit është edhe dera anësore përmes së cilës komisioni sjell dy interpretues të tjerë që janë nominuar më parë pa u zgjedhur ndonjëherë nga votuesit, Dionne Warwick dhe MC5. Grupi ishte nominuar gjashtë herë pa u votuar ndonjëherë.

Në kategorinë e “ndikimit muzikor”, Komiteti i Hall of Fame Rock and Roll njoftoi hyrjen e të ndjerit Alexis Corner, Big Mama Thornton dhe John Mayall.

Çmimi Ehmet Ertegun do t’i jepet këtë vit sipërmarrëses, producentes së televizionit, muzikës dhe filmit amerikan Susan de Paz.

Ozzy Osbourne pranohet për herë të dytë këtë vit. Grupi i tij, Black Sabbath siguroi hyrjen në vitin 2006. Ndonjëherë ka polemika nëse këngëtarët që janë tashmë në Hall of Fame, si anëtarë të një grupi, duhet të përfshihen edhe si artistë solo, përpara pretendentëve të tjerë. Në çdo rast, votuesit vendosën që karriera e Osborne-it pas Sabbath-it e vendosi atë si një nga ikonat më të rëndësishme të rock-ut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb