Pamjet e siguruara nga zona pranë Ministrisë së Brendshme tregojnë një situatë të mbuluar nga mjegulla e gazit lotsjellës.
Edhe pse protestuesit po tërhiqeshin, policia ka hedhur gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.
Ndërkohë, në trotuar janë konstatuar kapsula të gazit lotsjellës, të cilave, sipas pamjeve, u mungonte data e skadencës.
