Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha iu është bashkuar reagimeve pas represionit që Policia e Shtetit po bën aktualisht pranë televizionit informativ News24, duke mos lejuar vijimin e punës.

Teksa ka postuar një foto nga ekrani i tv ku shfaqet kanali i News24 me sinjal të fikur dhe imazh të “ngrirë”, Hoxha i bashkohet indinjatës së shumë gazetarëve dhe jo vetëm.

Reagimi
Porosita kafen e mëngjesit si përditë.
Hodha sytë nga muri, aty ku ekrani i madh i News 24 tregon orën 07. 36, sipas castit kur u ndërhy nga shteti duke lënë pezull aty punën e dhjetra gazetarëve.

Po protestoj – tha pronari i lokalit. Sipas menyrës time. Pa gazetarë qoftë e ngrirë koha – mu duk se mallkoi më tej !
Desha ta përqafoja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb