TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka uruar 8 marsin grave të Shqipërisë, teksa thekson se janë forca e vendit.

Basha shfaqet me disa zonja, duke iu dhuruar lule, ndërsa shkruan se gratë meritojnë një qeveri më të mirë që kujdeset për to.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet të kujtojmë se: Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë.
Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë. Me gra të forta – Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, dhe ne padyshim që kemi shumë sfida përpara nesh.
Ju meritoni një qeveri më të mirë. Një qeveri që kujdeset për ju. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!”, shkruan Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: