TIRANE– Gjyqtari i gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri është ndaluar sot me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra që dyshohet të jenë marrë në këmbim të një vendimi favorizues për autorin e një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Burrel në vitin 1997.

Por nga një verifikim në portalin e deklarimit të pasurisë, bie në sy fakti se gjyqtari ka deklaruar një pagë dhe pasuri modeste dhe nuk justifikohet shuma e parave të gjetura në banesë me deklarimin e pasurisë që ka bërë deri në vitin 2014.

Ai ka deklaruar një banesë afro 50 metra katrorë, 4 milionë lekë të vjetra kursime në bankë si dhe 1 349 625 lekë të ardhura nga paga e tij.

Gjithashtu ai rezulton se ka marrë edhe një kredi në një bankë të nivelit të dytë në shumën 50 mijë euro dhe me normë interesi rreth 4% si dhe me detyrim financiar të pashlyer 39 953 euro. Gjyqtari rezulton pa makinë dhe pa pasuri të tjera.

Y67UJHM

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb