Nënkryterati i LSI, Petrit Vasili ka shkruar në FB lidhur me situatën e naftëtërëve të Ballshit që tashmë prej muajsh protestojnë pasi nuk kanë marrë pagat që u takojnë dhe sot hynë në grevë.

Vasili thotë se qindra naftëtarëve u janë vjedhur pagat dhe buka e gojës nga qeveria dhe oligarkët e saj.

Sipas tij në çdo fushatë elektorale naftëtarët mashtrohen por nënkryetari i LSI kërkon që kjo qeveri të ndëshkohet pa asnjë hezitim pasi po i godet dunshëm naftëtarët pa rroga dhe shpresë.

Sot naftëtarët e Ballshit hynë në grevë ekonomike me të parin kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj bashkë me 9 naftëtarë të tjerë fillimisht, kurse të tjerët protestojnë para hyrjes së rafinerisë.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Naftetaret e Ballshit dhe maskarenjte e qeverise!

Qindra naftetareve, u jane vjedhur pagat, u eshte vjedhur  buka e gojes nga qeveria dhe oligarket e saj.

Armo eshte shnderruar ne placke per vjedhje, per fushate dhe emerime elektorale.

Qindra naftetare jane mashtruar ne cdo fushate elektorale nga rilindja me premtime te pacipa.

Sot naftetaret jane pa buke dhe pa shprese sepse qeveria i braktisi ne mjerim ne mes te kater rrugeve, megjithese kane fituar ligjerisht te gjithe te drejtat e tua.

Qeveria dhe policia e rilindjes i godet dhunshem dhe egersisht naftetaret, qe i ka vjedhur diten per diell.

Maskarenjte e qeverise duhen ndeshkuar pa asnje hezitim.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb