Banorët e Lumasit në bashkinë e Kuçovës kanë dalë sot në protestë në qendër të fshatit.

Ata janë bashkuar për të protestuar për mungesën e investimeve, rritjen e çmimeve dhe burimin e Sinecit. Banorët e Lumasit kërkojnë njëzëri ndryshimin e ndarjes administrative territoriale dhe shkëputjen e zonën nga bashkia e Kuçovës. Ata deklarojnë se nuk do ti ndalin protestat e tyre edhe për burimin natyror të Sinecit, për të cilin janë në procese gjyqësore me bashkinë dhe firmën Salillari.

Banorët kanë pohuar se këtē burim nuk do të lejojnë t’ua marri askush por do ta mbrojnë edhe me jetën e tyre. Ata kanë akuzuar bashkinë e Kuçovës për shkatërrimin total të zonës së Lumasit, e cila është me rrugë të shkatërruara, pa ura dhe ku njerëzit vuajnë për bukën e gojës. Në lidhje me proceset gjyqësore për burimin e Sinecit, në të cilat ata vijojnë të jenë prej një viti me bashkinë e Kuçovës dhe firmën Salillari, banorët akuzojnë kryeministrin Rama që ka favorizuar Salillarin, por edhe SPAK-un, që sipas tyre ka marrë ryshfet nga firma për të pezulluar çështjen ndaj firmës dhe bashkisë Kuçovë. Banorët e Lumasit kanë akuzuar edhe kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari që është bërë palë me Salillarin, nga i cili ka marrë edhe një vilë 450 metër katror në Tiranë.

Banorët kanë pohuar se ata nuk do t’i ndalin protestat e tyre për mungesën e investimeve në zonë dhe për burimin e Sinecit që për ta është vetë jeta dhe me të cilin i gjithë fshati vadit prej vitesh tokat bujqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: