Banorët e fshatit Kurdari kanë dalë në protestë ku ndërtimit të HEC-it, i cili pretendojnë së do t’u ndalojë furnizimin me ujë.

Gazetari Enver Doçi raporton se qytetarët janë mbledhur sot përpara Bashkisë Klos, nën moton “Liri ose vdekje!”.

Ata deklarojnë se pa ujë nuk kanë jetë dhe se nëse ky HEC do të ndërtohet, atëherë i gjithë fshati duhet të shpërngulet.

Banorët e konsiderojnë ujin jetik, pasi sipas tyre i vetmi burim të ardhurash është bujqësia dhe frutokultura, që pa ujë janë të “vdekura”.

Përfaqësues të banorëve po priten në një takim në Bashkia, ndërsa detajet nga takimi ende nuk janë bërë të ditura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb