TIRANË

Përmes një deklarate për mediat, PAA thekson sot se korrupsioni dhe kapja e shtetit po i varfëron shqiptarët.

“Në kushtet kur risku për këto gjoba është rritur, rilindasit me papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin e tyre po u ngarkojnë taksapaguesve të varfër shqiptarë një barrë prej 450 milion euro ose rreth 55 miliard lekë.

Kjo shumë është më e madhe se sa i gjithë buxheti i 6 viteve (2013-2018) që rilindja ka shpenzuar dhe investuar për bujqësinë.”- theksohet në deklaratën e PAA.

Deklarata e plotë:

Në kushtet kur risku për këto gjoba është rritur, rilindasit me papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin e tyre po u ngarkojnë taksapaguesve të varfër shqiptarë një barrë prej 450 milion euro ose rreth 55 miliard lekë.

Kjo shumë është më e madhe se sa i gjithë buxheti i 6 viteve (2013-2018) që rilindja ka shpenzuar dhe investuar për bujqësinë.

• 55 miliard lekë janë sa 103% e shumës së deficitit të skemës së pensioneve i cili është rreth 58 miliard lekë ose rreth 468 milion euro.

• 55 miliard lekë gjoba ndërkombëtare do të pengojnë rritjen e pagave, pensioneve dhe mbrojtjes sociale.

• 55 miliard lekë janë sa 117% e të gjitha investimeve publike me burime të brendshme për një vit buxhetor 2022. ( investimet e brendshme për vitin 2022 janë 47 mld lekë)

Këto gjoba nuk janë gjoba për vendime të vitit të parë të qeverisjes por edhe për vitet e fundit të mandatit të tyre 2013-2021.

“Rilindasit grabitqarë” nuk e ndryshojnë dot modelin e tyre për pushtet politik dhe ekonomik absolut nëpërmjet korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Vetëm rotacioni politik me zgjedhje të lira dhe të ndershme mund ta ndalë babëzinë e disa rilindasve, që keq-qeverisin për 8 vite duke e varfëruar popullin për ditë dhe më shumë dhe duke i lenë në qafë edhe të porsalindurve lakun e rëndë të borxheve të rritura edhe nga gjobat ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: