Gazetari, Osman Stafa, i pranishëm në protestën tek Onkologjiku për mungesën e medikamenteve, theksoi se duhet reagim nga masa e qytetarëve.
Ai tha se 4.3 milionë euro duhet të shkonin vetëm për medikamentet për kancerin e gjirit.
Në këtë protestë të pranishmit mbanin tullumbace me ngjyrën e zezë në shenjë.
“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë.
43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona.
Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.
Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.
Kryeministri Rama ditën e sotme bëri thirrje që gratë të bëjnë mamografi. Por a e di Kryeministri që në Onkologjik prej 10 ditësh mungon mamografia? A e di që kjo pajisje është prishur?
Ky shtet u thotë pacientëve diagnostikohuni, por ama në Onkologjik, nuk ka brakiterapi prej 3 muajsh. Ky shtet u thotë diagnostikohuni, e në spital nuk ka ilaçe, nuk ka Pet-Scan. Lekë ka. Ka lekë se Rama i çon ato tek Kopshti Eden, që ka kushtuar 4.3 mln euro. Me ato para do ishin blerë 2 pet-scan. Shqipëria, vendi i 2 satelitëve, që kanë kushtuar 6 mln euro, s’ka brakiterapi. Vendi i inceneratorëve që mungojnë, s’ka ilaçe. Këta nuk kthejnë sytë nga Onkologjiku, shteti i ka braktisur pacientët. Ne, shoqëria s’duhet ta bëjmë. Ne duhet të jemi mbështetje, e duhet të jemi zëri i grave e vajzave që sot përballen me kancerin”, tha Stafa.
