TIRANE- Në 10 tetor është caktuar seanca e parë gjyqësore lidhur me padinë që deputeti i PS-së Taulant Balla bëri ndaj Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në ‘Toyota Taris’ të bllokuara në Durrës.

Vendimi u mori sot nga Gjykata Penale e Tiranës. Basha akuzoi Taulant Ballën për lidhje me këtë sasi të madhe lekësh.

Lulzim Basha pak para se të kapej sasia e lekëve akuzoi live nga Kuvendi Ballën, se ky i fundit ishte garanti i 3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb