Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët, deklaroi se kryeministri Edi Rama është autori që ka organizuar dhe urdhëruar hakërimin e SPAK.
“Sot paraqes faktin tronditës, dokumentin që dëshmon se kreu i organizatës kriminale Edi Rama, njëheraz padrino i të gjithë mafies shqiptare është autor i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakërrimit e SPAK dhe dosjeve në SPAK”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra, besoj se edhe unë e kam denoncuar pa pasur asnjë dokument, dhe u kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre.
Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës.
Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar.
Ky përbën një nga krimet më të shëmtuara dhe më të rënda.
Ky është implikim madhor i Edi Ramës dhe unë kërkoj dorëheqjen e tij urgjente.
Të dashur qytetare dhe qytetarë, shikoni pra se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar kërkonte të vidhte dokumentet sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të mund të kontrollonte këtë proces në mënyrat e tij.
E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal.
Edhe njëherë kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të kryeministrit.
Sikundër u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e ligjit dhe Kushtetutës në këtë vend sepse Edi Rama po kërkon t’i shkelmojë, t’i nënçmojë, t’i përdorë ato për qëllime krejtësisht kriminale të vetat.
