Zv/ministri i Arsimit Ervin Demo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, foli për ngërçin në lidhje me pagat e pedagogëve dhe idenë e autonomisë financiare për universitetet publike.

Demo tha se ministria e ka zgjidhur këtë problematikë që para një jave, pavarësisht se procedurat vonojnë disa ditë, shkruan BalkanWeb

“Ministria ka qenë e qartë për këtë problematikë të shkaktuar te stafi pedagogjik, rrogat janë vonuar rreth 1 javë. Javën e kaluar para se të fillonin reagimet publike, ky proces ka marrë zgjidhje. Ministria ka qenë e përqëndruar për këtë problem me të gjitha strukturat e universiteteve. Ministria ka një qëndrim për autonomi financiare që duhet të gëzojnë institucionet universitare. Ka një sërë aktesh të tjera që do rregullojnë institucionet publike, që të kenë të ardhura autonome. Pa autonomi financiare nuk ka autonomi akademike,” tha Demo.

Zv/minstri përmendi disa nga arsyet që sipas tij pse duhet autonomia e institucioneve arsimore.

“Ata mund ta vendosin vetë për numrin e studentëve që duan të rekrutojnë, vetë numrin e stafit akademik pa i marrë leje ministres së arsimit, mund të vendosin vetë për financat. Me këto risi, janë universitetet që fitojnë. Këto gjëra ishin tabu me ligjin e vjetër. 90% e këtyre akteve janë në fuqi. Institucionet e arsimit të lartë kanë të gjitha aktet për të vazhduar ligjin e arsimit të lartë. Ne kemi menduar që të marrim kohën e duhur për të nxjerrë akte. Ka dhe një akt që do kalojë shumë shpejt,” tha Demo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: