Çfarëdo që të bëni gjatë ditës, sigurohuni të bëni një gjumë të mirë.

Rrotullimi gjatë gjithë natës në krevat, në përpjekje për të fjetur, rrit rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru, paralajmërojnë shkencëtarët.

Ata që e kanë të vështirë të flenë kanë 27% më shumë gjasa që të pësojnë ndonjë nga këto sëmundje vdekjeprurëse. Ekspertët mendojnë se gratë janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, duke qenë se ato janë gjenetikisht me të rrezikuara nga pagjumësia për shkak të hormoneve, shkruan “shëndeti”.

Studime të mëparshme kanë treguar një lidhje mes pagjumësisë dhe shëndetit të dobët, ndërsa lidhja e saj me zemrën ka qenë kontradiktore.

Është besuar gjithmonë se kjo gjendje, nga e cila vuajnë gati 1 në 3 të rritur, ndryshon funksionet e organizmit.

Gjumi është i rëndësishëm për të pushuar dhe rifituar energji për ditën e nesërme.

Pagjumësia, sipas shkencëtarëve, rrit tensionin e gjakut dhe alternon metabolizmit, të dy këta njihen si faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për të testuar këtë lidhje hulumtuesit shkencorë në Universitetin Mjekësor në Kinë analizuan 15 studime të mëparshme, ku janë përfshirë në total 160,867 pjesëmarrës.

Ata u fokusuan tek lidhja mes simptomave të pagjumësisë dhe vdekjet nga sëmundja e zemrës – vrasësi kryesor në botë.

Shkencëtarët zbuluan se personat që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës apo që zgjohen shpesh, janë 11% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa ata që nuk ndihen të rifreskuar kur zgjohen janë 18% më të rrezikuar të përjetojnë një nga këto sëmundje.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: