TIRANE-“Pagliacci” eshte opera e fundit premierë për këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, pjesë, qe do të ngjitet ne skenë në datat 29 dhe 30 maj dhe 01 dhe 02 qershor 2015, ora 20:00.

“Pagliacci” është produksioni më i madh TKOBS-së, qe do të ngjisë ne skenë artistë me famë botërore, të cilët së bashku me artistët e TKOB-së do të ofrojnë për publikun një shfaqje jo vetëm të bukur, por edhe që mbart një mesazh të rëndësishëm, “Ndal dhunës ndaj grave”.

Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare, Inva Mula, përvec se protagoniste në rolin e Nedda-s, do të jetë edhe regjisore. Sakaq emrat e tjerë që do e shoqerojnë produskionin do të jenë Bledar Gercaliu (skenograf), Elva Bella (kostumet) dhe Ada Gurra (as/regjisore).

Nuk do të mungojë në shfaqje as kori i TKOB, drejtuar nga mjeshtri Dritan Lumshi, apo edhe kori i Liceut Artistik “Jordan Misja” me të cilin ka punuar Irida Bega, Orkestra Simfonike e TKOB, e drejtuar nga maestro Michelangelo Mazza dhe artistët e Cirkut të Tiranës, të cilët edhe ata do të jenë pjese e shfaqjes.

Në rolet kryesore të operas Pagliacci do të jenë:

Nedda – Inva Mula, Mariana Leka

Canio – Walter Fraccaro, Davide La Verde

Tonio – Gocha Abuladze, Ylber Gjini

Silvio – Armando Likaj

Arlecchino – Klodjan Kaçani, Denis Skura (cover)

Banorë të fshatit – Ogert Islami, Erlind Zeraliu.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: