Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka dërguar një mesazh oligarkut rus Roman Abramovich, ku i kërkon të transferojë 2.5 miliardë paund nga shitja e Klubit të Futbollit Chelsea.
Abramovich u zotua në vitin 2022 se të ardhurat nga shitja e klubit do të përdoren për të mbështetur viktimat e luftës në Ukrainë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi paratë kanë mbetur të ngrira në një llogari bankare.
Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar kishte lëshuar një licencë që lejonte transferimin e parave, por paralajmëroi se do të ndërmerren veprime ligjore nëse Abramovich nuk do ta përmbushte angazhimin e tij.
“Mesazhi im për Abramovich është i qartë: ora po troket. Respekto angazhimin që ke bërë dhe paguaj tani. Nëse jo, ne jemi të përgatitur të shkojmë në gjykatë për të siguruar që çdo qindarkë të arrijë tek ata që u janë shkatërruar jetët nga lufta e paligjshme e Putinit.”
