SHKODER – Nga Shkodra, eurodeputeti Knut Fleckeinstein deklaroi se nëse vërtetë ekziston një pajisje përgjimi në Shqipëri, atëherë ky përbën një problem dhe përgjegjësit duhet të çohen para drejtësisë.
“Për pajisjen e përgjimit jam informuar dje. Nuk di të them nëse pajisja është përgjuese. Nëse do të kishte një pajisje të tillë, është problem. Përgjegjësit duhet të vendosen para drejtësisë”, – tha Fleckeinstein.
Eurodeputeti foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar rëndësinë që të miratohet brenda 6 javëve.
(er.nu/BalkanWeb)
