Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 83-të, në ndeshjen e  Juventusit ndaj Bodo/Glimt, takim ky i fituar 2-3 nga bardhezinjtë. Për sulmuesin dardan foli tekniku i Zonjës së Vjetër, Spalleti.

“Kemi shumë lojtarë që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao. Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri.

Duhet të luajmë futboll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokriteti”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb