Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa dhe pak orë e ndajnë vendin nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka dhënë një paralajmërin.

Meta thotë se pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm gjithë krimet zgjedhore, por edhe moshetimi i krimeve zgjedhore e policore.

Ai thotë se nuk ka asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të tjera.

 

STATUSI NGA ILIR META

Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja.

Nesër do të jetë Festa e Demokracisë! ??

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb