Kur na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku i fundit ka bërë edhe thirrjen e fundit për të kujtuar demokratët për të marrë pjesë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-kreu i PD-së thekson se protesta që do të nis në orën 16:00 do të jetë kundër vizitë së presidentit Vuçiç dhe kundër inceneratorëve.

“Sot ne ora 16:00 Tirana dhe Shqiperia ne proteste kunder Aleances trilaterale Beograd-Tirane-Shkup, Ballkanit te Hapur Vuçiç-Rama-Zaev! Kunder vedhjes me djegesat te 430 milione eurove nga Kreu i Meduzes dhe Qeveritaret e tij hajdut! sb”, shkruan Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: