Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës që do të mbahet sot. Ai ftoi përveç qytetarëve, dhe partitë opozitare që t’i bashkohen protestës. Ai tha se Tirana po zien nga ngjarjet.
“Një mision i madh na pret, ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi, shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal Sri Lanka të diktatorëve autokratë të cilët pasi vjedhin e plaçkitin kombet e tyre ia mbathin si armiq. 22 dhjetori është një ditë e shënuar, ditë që fton çdo shqiptar, ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitar pavarësisht dallimeve që kemi, të bashkohemi që të tregojmë që nuk ka forcë të na ndalojë pa përmbysur regjimin.
Tirana po zien, Shqipëria po zien. Kam besim që protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe, drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin dhe familjen e tij”, tha ai.
