Mblidhet sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 12:00, në selinë e PD-së.

Kjo mbledhje vjen pak orë para se Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet në një seancë, ku në fokus është shkarkimi apo jo i kryebashkiakut Erion Veliaj. Në mbledhjen e demokratëve, do të diskutohet padyshim për qëndrimin në Këshill, edhe pse PD e ka shprehur qëndrimin pro për shkarkimin e Veliajt.

Kujtojmë se PD është shprehur pro pranisë së Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: