Ndërsa Presidenti Donald Trump po mirëpriste Volodymyr Zelensky të Ukrainës, një gazetar e pyeti se cili është mesazhi i tij për ukrainasit.
“Ne i duam ata”, tha Trump, përpara se të hynte në ndërtesë me mysafirin e tij.
Ndërkohë, i ulur pranë Donald Trump në Zyrën Ovale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e falënderoi presidentin amerikan për “përpjekjet e tij personale” për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë.
