Së fundmi, shumë media italiane kanë publikuar një dorëshkrim ende të pabotuar të Papa Françeskut, të shkruar pak para ndarjes së tij nga jeta.

Në hyrjen e një libri që pritet të dalë së shpejti, me autorësi nga kardinali Angelo Scola, Papa Françesku shkruan: “Vdekja nuk është përfundimi, por nisja e diçkaje të re”.

“Është një fillim i ri, siç sugjeron me zgjuarsi edhe titulli i veprës ‘Në pritje të një fillimi të ri – Mendime mbi pleqërinë’. Jeta e përjetshme, e cila ndjehet edhe në jetët e përditshme të atyre që e çmojnë jetën në Tokë, përfaqëson nisjen e një realiteti që nuk do të ketë mbarim”.

“Pikërisht për këtë arsye e quajmë ‘fillim i ri’, sepse do të hyjmë në një përvojë që nuk e kemi jetuar kurrë në tërësi: përjetësinë”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb