Deputeti i PD, Klevis Balliu, theksoi se për të rinjtë Shqipëria është bërë një vend i pa jetueshëm, kurse sipas tij, për kriminelët është vend i preferuar.

Balliu tha se nën qeverisjen Ramës, janë shtuar laboratorët e drogës dhe janë pakësuar shkollat.

Ai shtoi se kriminelët kanë mundësi të pastrojnë paratë në Shqipëri, për arsye se sipas tij ata kanë mbështetjen e qeverisë.

Balliu: Në këtë vit të ri akademike, e vetmja gjë që po shikojmë është mbyllje shkollash dhe më pak regjistrime nga të rinjtë.  Të rinjtë po largohet. E vetmja gjë që po shtohen në pushtetin e Ramës janë laboratorët e drogës dhe kriminelët.

Për të rinjtë Shqipëria është bërë një vend ku nuk mund të jetohet. Ndërkohë që për kriminelët këtu është bërë vendi i preferuar. Sepse këtu pastrojnë paratë. Këtu kanë mbështetjen e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb