Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se një pjesë e aseteve të konfiskuara, në kuadër të paketës “Anti-KÇK”, do të vihen në shërbim të vetë Policisë së Shtetit.

Lleshaj e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti me ambasadën gjermane, teksa Gjermania vendosi t’i dhurojë policisë shqiptare disa automjete.

“Policia do ta thellojë luftën kundër krimit të organizuar. Edhe qeveria është e motivuar dhe angazhuar për të rritur mbështetjen ndaj policisë. Paketa e miratuar dje synon një pjesë të aseteve, që do të konfiskohen si pasojë e luftës ndaj krimit të organizuar, t’i vërë në përdorim dhe shërbim të vetë Policisë së Shtetit”, tha Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb