TIRANË
Në fjalën e tij në Parlament, kryeministri Edi Rama mbrojti sërish ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj e vënë së fundi nën fokus të akuzave të Presidentit të Republikës.
“Si mund të sulmohet nga maja e pirmaidës së shtetit Ministrja e Drejtësisë, e cila falë kurajës së saj ka hapur një llogari që të tjerë jo nuk guxuan, po as nuk i shkoi nëpër mend. Përkundrazi i bënin llogaritë me krimineletë. Ajo konceptoi 41 BIS, e dini ç’është? Është regjimi i izolimit të kriminelëve mafiozë, që solli telashe për jo pak njerëz që e ngritën e ndërkohë mbrohen demonët, demonët. Ata që janë të dënuar nga Gjykata, jo të dyshuar nga policia, se juk nuk dini c’flisni. Janë të dënuar, jo të dyshuar. Janë njerëz që cohen në SPAK si të dënuar që posedojnë asete e pasuri që janë qartësisht produkt i dyshimtë. Nga vijnë këto pasuri e si mundet të arrihet në këtë absurd. Të konsiderohet kapje e shtetit fakti që akti normativ i imponon Ministrin e Brendshëm dhe institucioneve të drejtësisë, të ulen në tryezën e bashkërendimit të këtij operacioni.
Ku e keni parë në cilin vend të Botës. Si mundet që atë që Italia e bëri në fund vitet ’80 e fillm vitet ’90 që përkufizoi zbythjen e mafies, ekzaktësisht me të njëjtën mënyrë. Këtu në 2020 çohen autoritete publike por edhe shtetërore, si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione dhe e konsiderojnë mëkat të qeverisë, aq të madh saqë jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri. Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë në një moment si “o sot o kurrë”. Se sot vija ndarëse mes të shkuarës e të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e pafshishme me pazaret politike kur vjen puna te drejtësia. Se sot gjykatës e prokurorë s’janë më garancia sic kanë qenë për 30 vjet, por janë gjithmonë e më shumë në hallin e tyre, sot është marrë një vendim ekstrem për ti dhënë një dërmë përfundimtare krimit të organizuar” u shpreh Rama.
(BalkanWeb)
