Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook” ka prezantuar atë që e quan “paketë të zgjeruar”.

Rama shprehet se do të përfitojnë 40 mijë lekë të rinj, 176 mijë familje shqiptare. Ai shton se do të marrin këtë pagesë punonjës në biznese të vogla, punonjës në biznese të mëdha dhe ata që punojnë në turizëm.

Rama tha se paratë do të derdhen nga 20 prilli, si dhe një pjesë e punonjësve do kthehen në punë brenda majit.

Postimi i Edi Ramës:

PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE

  • 100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE
    • 66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS
    • 10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT

NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË?

*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit?

#njëAtdhe ?? #njëFamilje

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb