Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e “Paketës së Maleve”.

Ai ka sqaruar procedurat duke nënvizuar se ndodhet një afat prej 45 ditësh për të pritur kontestimet nga personat që kanë pretendime.

“2020 nuk dha rezultatin e pritshëm edhe sepse juridikisht ishte e pamundur të kapërcehej pjesa e miratimit. U bë kjo paketë për të lehtësuar ata që duan të investojnë në tokën e të parëve të tyre dhe nuk kanë dokumentet.

Bazuar në faktin që toka nuk është një territor i kontestuar si në shumicën e këtyre zonave, publikohet shprehja e interesit për të pritur kontestime nëse ka, për 45 ditë dhe në momentin kur nuk ka kontestime nga të tjerë, atëherë personi i drejtohet ministrisë përkatëse me projektin dhe merr një kontratë që është me 1 euro siç jepet një kontratë për një tokë publike. Ai bën investimin dhe deri kur të regjistrohet në hipotekë zotëron të drejtën të bëjë investimin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb