Të paktën tetë fëmijë dhe një grua humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu natën në një fshat në provincën Sindh të Pakistanit.

Kryeinspektori i lartë i policisë, Irfan Ali Samoo konfirmoi vdekjen e nëntë fëmijëve, pas të cilëve trupat e tyre të djegur u dërguan në Spitalin Mahar Taluka për një ekzaminim pas vdekjes.

Si pasojë e zjarrit  mbi 75  shtëpi u dogjën. Mediat lokale raportuan se zjarri shpërtheu në kuzhinën e një shtëpie në një fshat në rrethin provincial Dadu.

Banorët e fshatit deklaruan se nga zjarri kanë ngordhur 160 kafshë shtëpiake dhe kanë theksuar se është dëmtuar edhe toka bujqësore.

Banorët thanë se megjithëse administrata e qarkut dhe komiteti i qytetit ishin informuar për zjarrin që filloi rreth orës 21:00, zjarrfikësit arritën në vendngjarje të nesërmen rreth orës 8 të mëngjesit.

Kryeministri Shehbaz Sharif tha se qeveria federale do të marrë masa për të ofruar ndihmë për familjet e viktimave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb