Autoritetet e Pakistanit dje e kanë filluar aksionin triditësh të vaksinimit kundër poliomielitit në hapësirat fisnore, ku më parë përpjekjet për vaksinimin ishin penguar nga pasiguria.

Zyrtarët shëndetësorë pakistanezë thonë se gjatë kësaj fushate triditëshe do të vaksinohen afro 350 mijë fëmijë.

Në rajonin Jamrud të provincës Khyber, ekipet e vaksinimit po shkojnë derë më derë nën masa të shtuara të sigurisë për t’i vaksinuar fëmijët nën moshën pesëvjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: