Pakistani u ka kërkuar platformave të mediave sociale të ndalojnë llogaritë e lidhura me “aktivitete terroriste”, tha zëvendësministri i Brendshëm Talal Chaudhry.
“Shumë organizata të ndaluara, nën sanksionet e OKB-së dhe të ndaluara nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Pakistani”, po veprojnë në këto platforma, tha ministri gjatë një konference për shtyp të premten.
Chaudhry u bëri thirrje kompanive të bashkëpunojnë me kërkesën e Islamabadit dhe të përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar dhe parandaluar rishfaqjen e llogarive të tilla pas ndalimeve, si dhe për të mbledhur informacione rreth atyre që i operojnë këto llogari.
Duke u kërkuar kompanive të mediave sociale të hapin zyrat e tyre në Pakistan, ai tha se kjo “do të përmirësonte shumë koordinimin midis platformave dhe agjencive tona të zbatimit të ligjit, duke na lejuar të reagojmë më shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj këtyre kërcënimeve”.
(A.A/BalkanWeb)
