Ushtria ruse ka zhvilluar luftime të ashpra në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Objektivi i tyre duket i qartë, për të marrë Kharkivin dhe Kievin, pasi dhe luftimet më të ashpra janë përqendruar në këto 2 qytete.
Footage from #Kharkiv pic.twitter.com/uu8u1SevVa
— NEXTA (@nexta_tv) March 8, 2022
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen dëme të shumta të shkatërruara, pemë të rrëzuara, e pallate të bombarduara.
Në këtë qytet, janë shënuar dhe shumë viktima, përfshirë edhe civilë, ndërsa autoritetet ukrainase pretendojnë se i kanë shkaktuar dëme të shumta armikut, ku thuhet se kanë shkatërruar dhjetëra tanke, aeroplanë, helikopterë, si dhe kanë zënë shumë ushtarë armik rob.
(BalkanWeb)
