Zjarr në një pallat 10 katësh në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se banorët u evakuuan menjëherë dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: