Në Jerevan të Armenisë u zhvillua finalja e madhe e UEFA Futsal Champions League 2023-2024 mes Barcelonës dhe Palma.

Një derbi spanjoll në finalen e madhe, që ofroi spektakël për tifozët e pranishëm në “Demirchyan Arena SCC”, e mbushur me emocione e gola dhe që përfundoi me fitoren e madhe të ekipit spanjoll Palma me rezultatin 5-1.

Kësisoj, Palma u kurorëzua për të dytin vit radhazi kampione e Europës në Futsal.

I pranishëm në këtë sfidë ishte edhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, i cili në përfundim të sfidës dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Palmës në ceremoninë e organizuar nga UEFA.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb