Morën vesh se toka e Shqipërisë po pësonte një dridhje të madhe dhe këta dy shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut vendosën, pa e menduar dy herë, të vinin dhe të ofronin ndihmën e tyre, në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nga rrënojat e lëna në Durrës, pas nga tërmeti i fuqishëm me magnidutë 6.4, për gazetarin Sokol Balla, i cili po e zhvillon puntatën e sotme të emisionit “Real Story” në Durrës, shqiptarët thanë se kur bëhet fjalë për shqiptarët, s’ka fare lidhje nëse ata jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo diku tjetër, por duhet të bashkohen për të dhënë kontribut.

Shqiptari i Kosovës, që jeton në Zvicër: E lexova lajmin që kishte një dridhje të madhe. Vendosa për të ardhur deri të dielën, ndërsa shokët do rrinë më shumë.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut, që jeton në Gostivar: Kur bëhet pyetja për shqiptarët s’la lidhje ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Menduam se duhet me ardh me ndihmu vëllezërit tanë. E pamë në televizor dhe vendosëm të vinim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb